Nëna e Elenës: Vishu siç duhet!

loading...

f.0309221124310_m

loading...
Njëra nga vajzat më të bukura në edicionin e sivjetmë të “Big Brother”, padyshim që është Elena.
Bionde, e gjatë, me një stil të veçantë…, ndërsa ajo që e ka bërë që të përflitet më së shumti është ecja nëpër shtëpi vetëm me të brendshme. Ky fenomen po ia vret syrin edhe nënës së 18-vjeçares, e cila do të dëshironte që ajo të vishej si duhet.

“Gjëja e parë që do t’i thosha është që të vishet siç duhet”, është përgjigjur nëna e Elenës në pyetjen se çfarë do t’i thoshte vajzës së saj nëse do t’i jepej mundësia që të komunikonte me të.

Në një intervistë për Bluetooth, ajo ka thënë se nuk ka qenë e pajtimit që vajza e saj të hynte në “Big Brother”, sepse e ka ditur “që njerëzit do komentonin, gazetat do shkruanin edhe gjëra të pavërteta. Ishte ajo frika që vajzës mund t’i prishet imazhi, duke qenë se ajo do edhe të futet në botën e spektaklit e të mediave”.

loading...