Nëna Bedrie qanë: Më ndihmoni 1500 euro për ta operuar vajzën e sëmur, fëmijëve ju bëjn ushqim komshit


Fatimja nga Shkupi e cila ka tre fëmijë të vegjël po vuan nga një sëmundje e rëndë në këmbën e djathtë. Ajo çdo ditë mezi ngritet në këmbë, ndërsa bukën dhe pastrimin e shtëpisë ia bëjn gratë fqinje.

Fatimja nuk merrë guximin të flet për vuajtjet e saja por këtë e bën nëna e saj Bedrie Reka e cila për Zhurnal ka konfirmuar jetën dhe fatin e vështirë nëpër të cilën kalon vajza e sajë 40 vjeçare, Fatimja.

Zonja Bedrie na flet me shumë pikëllim për vuajtjet e vajzës së saj Fatime, e cila plotë 15 vite vuan nga një sëmundje e cila gradualisht ia dëmtuar këmbën e djathtë, andaj javën e ardhëshme duhet urgjentisht të bëhet intervenimi në Spitalin shtetëror në Shkup. “Qikën time e qajë ditë e natë se kishte pas ni jetë tepër të rand. Ajo smundet të qohet as nga shtrati dhe krejta punët e shpisë dhe ushqim fëmijëve ju bëjn kojshitë.

Disa herë shkoj edhe une me i ndimu. Për shkak gjendjes së rand me shnetin ajo do operohet mas 1 jave. Mirëpo për këtë operim me duhen 1500 euro që në ket krizë ekonomike nuk mund ti siguroj. Lus të gjithë njerëzit musliman që të më dalin në ndihm sepse qikës teme do ti vendoset një kuk plastike”, ka deklaruar për Zhurnal, zonja Bedrie Reka. Ndryshe Bedrie Reka jeton në Vizbeg të Shkupit

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të bëjn një gjest human për ti ndihmuar gruas 40 vjeçare të paraqiten në telefonin 071431915 (Nr. telefonit me hymje +38971431915)
PLAAA 2