Nëna aksidentohet, refuzon qetësuesit për të ushqyer fëmijën (Foto)

loading...


“Është ime bijë në makinë, shpëtojeni ju lutem”. Është ky apeli i dëshpëruar i Danni Bett, një grua nga Zelanda e Re, ndaj ekipit të ndihmës së shpejtë, që po e transportonte me ambulancë, pas një aksidenti në Christchurch.
Fatmirësish pasi u përplas me makinë me një bordurë hekuri, Danni mbeti e plagosur, por vajza e saj vetëm dy muajsh, nuk pësoi asnjë lëndim, shkruan noa.al.

Teksa u transportua në urgjencë, gruaja nisi të kishte dhimbje të forta në qafë dhe në vithe, por refuzoi marrjen e qetësuesve. Ajo u tha mjekëve se duhet të ushqente të bijën Indi, dhe vendosi të durojë.
Por mjekët e kundërshtuan, duke i thënë se do ishte më mirë t’i jepte një biberon dhe t’i bënin qetësues. Kështu për orë të tëra ajo duroi dhimbjet, duke menduar së pari për të voglën që kishte sjellë në jetë.
1

loading...

2

3

4

loading...