Neki Emra paralajmëron klipin e ri

f.0306165214414_m

Pas suksesit me këngën “Të vdes apo të pres”, këngëtari Neki Emra do të promovojë videoklipin e tij të radhës, “Me heshtje mos më dëno”.

Ai ka bërë të ditur për Telegrafi se kënga është kompozuar dhe orkestruar nga kompozitori i njohur Florent Boshnjaku, nën vargjet e autorit Albatros Rexhaj.

Videoklipi është realizuar nga kompania ‘Pinkmoon Creative’ dhe do të promovohet të shtunën në ‘Sheshin 21’, në një gala mbrëmje ku do të ketë edhe performacë të drejtpërdrejtë nga këngëtari me bend të një formacioni të veçantë të organizuar posaçërisht për atë mbrëmje.

Pritjet e fansave janë të mëdha dhe kjo vërehet në rrjetet sociale nga përkrahja që ka fituar kohët të fundit këngëtari, i cili performon së paku pesë herë në javë në të gjitha qytetet e Kosovës dhe më gjerë. /LajmeOnline/