Në veri të Mitrovicës serbët rrahin 25 vjeçarin nga shtimja

loading...

loading...
Mbrëmë rreth orës 19:40 në pjesën veriore të Mitrovicës është rrahur 25 vjeçari Visar Ahmeti nga qytetin i Shtimes nga disa të rinj serbë. Viktima kishte shkuar atje për të blerë disa barna, mirëpo është vërejtur nga disa persona, të cilët e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Atij më pastaj i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës për këtë rast ka reaguar duke e dënuar rrahjen e këtij qytetari nga serbët e pjesës veriore të Mitrovicës. Në një prononcim për “Veriu.info”, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, ka thënë se “ e dënojmë ashpër rrahjen që ka ndodhur dhe kërkojmë nga organet e rendit, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që kryesit e këtij akti dhe akteve të tilla të mëhershme të sillen para drejtësisë”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar ngjarjen. “Po është e vërtetë se mbrëmë është sulmuar një qytetarë në veri të Mitrovicës. Policia i ka emrat e tre personave të dyshuar, mirëpo ende nuk ka arritur të kap të dyshuarit”, ka thënë Hoti.

loading...