Në Udhën e Qumështit gjenden 17 miliardë planetë me madhësi të Tokës

loading...

f1_08toka1357639377

loading...
Në Udhën e Qumështit gjenden së paku 17 miliardë planetë me madhësi të Tokës, theksohet në vlerësimin e dy grupeve të pavarura të astronautëve amerikanë.

Vlerësimet janë bazuar në shënimet më të reja që kanë arritur nga sonda e NASA –s  “Cepler” e cila është lansuar në vitin 2009 me detyrë që të gjejë botët e tokës.

Kjo nuk do të thotë se të gjithë planetët janë potencialisht të banueshëm, porse ky numër kaq i madh është pikë fillestare që të hulumtohen botët e ngjashme me botën tonë, vlerëson AP.

Shkencëtarët duhet ta gjejnë motrën binjake të Tokës – pra jo vetëm atë që është me dimensione të ngjashme por edhe që ajo të gjendet në të ashtuquajturën “zonë goldiloks”, ku nuk është as shumë ftohët dhe as shumë nxehtë e ku ujë mund të ketë në gjendje të lëngët ose agregate.

Ekipi nga qendra Smithston për astrofizikë në Universitetin e Harwardit ka vlerësuar se së paku një nga gjashtë yjet në Udhën e Qumështit ka dimensione tokësore.

Ekipi tjetër nga Bercley, Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti i Hawai ka vlerësuar, duke përdori një metodë tjetër, se 17 për qind e yjeve në Udhën e Qumështit kanë planetë që janë me dimensione të ngjashëm me ato të Tokës.

Këta planetë janë vetëm pjesëz e asaj që fsheh Udha e Qumështit, sepse sipas disa vlerësimeve në galaktikë gjenden qindra miliardë planetë nga të cilët shumica orbitojnë përreth yjeve që dallojnë shumë nga Dielli ynë.

Rezultatet janë prezantuar m 7 janar në Shoqërinë amerikane të Astronomisë.

loading...