Në takimin me Diellin

astronomia-astrologia-370x290

Në vjeshtë të vitit 2013 një kometë shumë e lashtë do t’i qaset fare afër Tokës. Shkencëtarët presin që me shkëlqimin e saj ajo të errësojë madje Hënën dhe të jetë e dukshme me sy të lirë edhe gjatë orëve të ditës. Trup qiellor në fjalë u zbulua nga astronomët rusë. Ata gjetën se kometa lëviz nëpër një trajektore krejtësisht të veçantë: pas rrotullimit të vetëm rreth Diellit ajo do të largohet përgjithmonë në hapësirën ndëryjore në “Renë e Oortës”. Kështu quhet sfera gjigante e përbërë nga triliona blloqe akulli, e cila rrethon Sistemin diellor.
Kur astronomët rusë Vitali Nevskij dhe Artiom Noviçonok panë në monitor (ekran) një njollë të ndritshme, ata nuk e dinin akoma se ajo ishte një kometë. Shkencëtarët shkarkuan në kompjuter fotot e hapësirës qiellore të bëra në orët e natës me ndihmën e teleskopit 40 cm në qytetin Kisllovodsk të Rusisë jugore. Teleskopë të tillë përdoren zakonisht për zbulimin e asteroideve, sqaron astronomi rus Dimitri Vibe:- Asteroidët, kometat dhe trupa të tjerë qiellorë të Sistemit diellor lëvizin shumë ngadalë nëpër sfondin e përgjithshëm të hapësirës yjore. Prandaj kërkimi i objekteve të tilla është me i përshtatshëm të kryhet me ndihmën e një programi kompjuterik që krahason fotot e qiellit yjor, të bëra me njëfarë intervali kohor, duke filluar që nga disa minuta. Kur programi pikas se ndonjë objekt në imazhin e përftuar ndriçon, atëhere ai njofton se është zbuluar një asteroid potencialisht interesant, ose, si në rastin konkret, një kometë.
Ndërkohë kometa ndodhet përtej orbitës së Jupiterit. Ajo do t’i afrohet Diellit vetëm një herë. Astronomët e pagëzuan atë me emrin ISON (International Scientific Optical Network). ISON, sipas llogaritjeve paraprake, ka përjetuar shumë epoka në evolucionin e Sistemit diellor. Kur jeta në Tokë ishte në lindje e sipër, ISON sapo fillonte lëvizjen e saj nga e ashtuquajtura Reja Oort. Meqenëse ISON nuk ka qenë kurrë në zonat e brendshme të Sistemit diellor, në të është ruajtur gjurma karakteristike e mjedisit ndëryjor. Studimi i sipërfaqes së kometave të tilla mund të japë një informacion të paçmuar në lidhje me evolucionin e Gjithësisë (Universit).

Tani ISON mund të shihet vetëm nëpërmjet teleskopëve shumë të fuqishëm. Por aty nga fundi i verës kushdo që dëshiron me dylbi të zakonshëm mund të ndjekë udhën e endacakes kozmike. Kurse në nëntor, kur kometa të kalojë orbitën e Tokës, mbështjellja e errët e saj do të shkrijë duke ekspozuar thelbin e akull. Kometës do t’i shfaqet “bishti”, atëhere ajo do të bëhet shumë më e ndritshme dhe do të jetë e dukshme edhe në mes të ditës. Sa sa kohë do të zgjasë kjo pamje jashtëzakonisht e bukur – tani për tani nuk mund të thuhet saktësisht: më 28 nëntor kometa do t’i qaset shumë afër Diellit dhe nën ndikimin e temperaturave të larta mund të shpërbëhet në copa. Në qoftë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, atëhere ajo do të jetë e dukshme me sy të lirë pothuajse deri në fund të dhjetorit. Ndërsa më 14-15 janar Toka do të kalojë nëpërmjet mbetjeve të “bishtit” të kometës dhe banorët e planetit do të shohin shiun meteo