‘Në skaf me plakun për një xhiro?’ Reagon Marina Fara (Foto)

Marina Fara është ndër vajzat e famshme më të komentuara në media, e domosdo edhe një foto e postuar ditën e sotme nga “Demaskimet shqiptare” u komentua shumë.

Në foto shfaqej Marina me një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhej i ditur mirëpo aludohej se modelja ishte e lidhur me të.

Pas kësaj fotoje, Marina ka reaguar duke postuar një foto në Instagram ku shfaqet si gjithnjë në formë po pa shkruar ndonjë përshkrim krahas fotos duke treguar se nuk ka koment lidhur me këto thashetheme.