Në shtator vjen Galaxy Tab 3 Plus

timthumb (4)

Pasi Samsung zyrtarisht ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur nga seria Galaxy S, është pritur të flitet rreth modeleve të reja të kompjuterëve tablo nga kjo kompani, sidomos për modelin Tab.

Sipas informatave të fundit, versioni i ri i Galaxy Tab, do të ketë ekran Super AMOLED me diagonale 10,1 inç apo edhe 11.6 inç me rezolucion të plotë Full HD, do të punoj në procesorin me tetë bërthamë Exynos 5 dhe do të shitet si Galaxy Tab 3 Plus, në mënyrë që të dallohet nga modelet tjera klasike Galaxy Tab, që nuk kanë ekran me rezolucion Full HD.