‘Në Shqipëri njerëzit të rrëzojnë dhe jo të ndihmojnë’

“Jeta është luftë dhe një gju në tokë”. Kjo është një fjali e bërë tatu në krahun e djathtë të Elonës. Është vetëm një nga tatuazhet e saj të shumtë që ka në trup. Dy javë pas përfundimit të aventurës së “Big Brother”,një nga protagonistet e kësaj shtëpie ka në plan të nisë një jetë të re në vendlindje.

Elona Xara zgjodhi këtë reality show si portë hyrëse në Shqipëri pas 23 vjetësh largim. Ishte katër vjeç kur familja e saj vendosi të emigrojë në Francë, ku ajo ka kaluar të gjithë pjesën tjetër të jetës. Mes katër motrave ajo është e vogla. Është shkolluar për stiliste dhe sot dëshiron që këtë profesion ta ushtrojë në Shqipëri.

27-vjeçarja ishte e vetmja vajzë që arriti deri në finale në atë shtëpi, ka parë aty një Shqipëri të vogël, ka njohur mentalitet dhe ka kuptuar që njerëzit kanë dëshirë të të rrëzojnë.

Ajo që ra në sy gjatë pjesëmarrjes së saj në atë shtëpi, ishte karakteri i fortë i saj, por edhe tipi i mbyllur që e karakterizonte. Afrimiteti që pati me një nga banoret e tjera në BB, Riken, u interpretua sikur Elona kishte preferenca ndaj femrave dhe ishte lesbike. Kjo gjë hidhet poshtë tërësisht nga Elona, duke thënë per ”Shekulli” që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të thotë: “Do t’ju ftoj në dasmë”!

“Besoj se në Shqipëri janë dy botë. Është ajo se si bëhen gjërat këtu dhe në një farë mënyrë mund të ndihesh pak e zhgënjyer. Këtu, të paktë janë ata njerëzit që të duan të mirën. Mua më duket sikur Shqipëria është tamam si ajo shtëpi, domethënë, njerëzit të rrëzojnë dhe jo të ndihmojnë” ka thene ajo, duke shtuar:

“Besoj se, pakica përbën atë pjesën tjetër që duan të zgjasin dorën dhe ndoshta nuk i kanë mundësitë për të të ndihmuar. Unë kam ikur shumë e vogël nga Shqipëria, vetëm 4 vjeç. Kam jetuar për 23 vite në Francë dhe për mua ardhja këtu është diçka e re. Këtu kam ardhur vetëm në verë dhe kur vjen me pushime nuk e kupton dot sistemin as se si funksionojnë gjërat.” /LajmeOnline/

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.


.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli