Në ‘shopping’ me veturë zyrtare (FOTO)

Zyrtarët e shtetit nuk u ‘zhdrypin’ veturave zyrtare. Disa herë është raportuar në media që veturat zyrtare me targa të identifikuara me Z janë parë nëpër pushime, Prevallë, Rugovë e deri në bregdetin shqiptar – nëpër ahengje familjare e madje edhe duke shëtitur qen.

Kurse, kësaj herë një zyrtar i shtetit, me veturë zyrtarë, ka dalë në ‘shopping’ dhe për t’u furnizuar me ushqime në qendrën tregtare “Viva Fresh” në Veternik.

Kjo veturë që shihet në foto është fotografuar disa minuta më parë derisa është parkuar para kësaj qendre. Shoferi i veshur me kostume zyrtare, i shoqëruar me dy gra, ka dalë nga makina dhe i është drejtuar marketit për të blerë “harçin shpisë”. /infokusi/