Në restorantin e kosovarit në NY, klientja zhvishet topless

loading...

loading...
Marrëzia e një femre bionde për t’u shfaqur topless në një restorant të njohur në New York ka krijuar zhurmë të madhe në të gjithë medien amerikane për këtë ndodhi të pazakontë. Gjithçka ka ndodhur në restorantin shumë të njohur “Verso”, në lagjen lindore të Manhatanit, pronar i të cilit është një kosovar, i quajtur Labinot Baraliu. Klientët e këtij restoranti “trendy”, përveç darkës së shijuar, kanë parë dhe shown e klientes së “pacipë” bionde, e cila është ulur në banak e zhveshur në pjesën e sipërme, duke ekspozuar krejtësisht gjoksin e saj.

Në këtë moment, personi që e shoqëronte ka fotografuar vajzën dhe më pas fotoja ka bërë xhiron e botës, duke tërhequr vëmendjen e gazetave më të mëdha, që e kanë trajtuar në faqet e tyre këtë ndodhi të pazakontë. “New York Daily News” ka shkruar për ngjarjen, ndërkohë që shumë media dhe rrjete sociale e kanë konsideruar këtë ndodhi një strategji menaxhimi nga vetë pronari kosovar, për të bërë bujë dhe për të tërhequr sa më shumë klientë në këtë mënyrë, transmeton Ëanorama. Gazetarët i kanë kërkuar pronarit Baraliu të tregojë variantin e tij për klienten topless, kurse ai e ka cilësuar thjesht një incident. “I kërkova të largohej nga restoranti sapo e pash”, ka pohuar ai.

“Klientja kishte shkuar në shoqërinë e një mashkulli të dielën në orën 21:00 në restorant, dhe sapo kamerieri u kthye t’i shërbente ujin e porositur, ai pa që ajo ishte e zhveshur lakuriq nga beli e sipër”, shprehet Baraliu për “New YorkDaily News”. Menjëherë iu kërkova të largohen, duke iu drejtuar me fjalët: ”Më vjen keq zonjë, por duhet të vishni këmishën tuaj! Por ajo ma ktheu se ishte e ligjshme të dalë e zhveshur në New York. Ok, i thash, por jo në restorantin tim”, vazhdon rrëfimin e tij Baraliu. Ai tha se personi tjetër ndërkohë filloi t’i bënte foto dhe u larguan vetëm pasi i kërcënova se do ta thyeja kamerën”.”.

loading...