Në pranga 4 persona, mbajnë peng hajdutët e lokalit

733956_472697616117366_901502663_n

Ditën e sotme policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona, pasi akuzohen për pengmarrje.

Të arrestuarit janë: Ervin Cereneci 26 vjeç, Sokol Gula 35 vjeç, Shpëtim Cereneci dhe adoleshenti me iniciale L.V. 17 vjeç nga Elbasani.

Ata akuzohen se kanë marrë peng 2 persona, ku për momentin policia ka dhënë vetëm inicialet e tyre që janë: E.H 31 vjeç dhe O.B. 33 vjeç.

Policia tha se autorët i kanë marrë peng personat me prentendimin se ata ishin autorë të vjedhjes së lokalit të tyre. /