Në një aksident rrugor humbi jetën E. Ajradini

f1_26opa1364295385

Prizren, 26 mars – Dje rreth orës 16:40, një shofer i cili po e drejtonte veturën “Opel Astra” nga Prizreni në drejtim të Grykës së Lumbardhit, me të arritur në kthesa të thyeshme në afërsi të manastirit, nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, e humb kontrollin mbi veturën e cila kalon në krahun e kundërt të lëvizjes dhe përplaset me bjeshkën, e më pas prapë kthehet në anën tjetër dhe përfundon jashtë rruge në një thellësi rreth katër metra.

Shoferi i veturës (E. Ajradini) është dërguar me plagë të rënda në spitalin rajonal të Prizrenit e më pas në QKUK në Prishtinë, mirëpo nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Policia ka kryer të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.