Në nivel qendror e lokal

rtee

SETimes shkruan për nivel të lartë të korrupsionit në Kosovë. Aty është botuar një shkrim i gjatë për këtë dukuri.

Si duket të qenit nën hetime e personave të nivelit më të lartë institucional, kryeministrisë, ministrave, zëvendësministrave dhe disa kryetarëve komunalë, ka bërë këtë që ta bëjë një shkrim për këtë çështje,raporton Indeksonline

Akuzat e fundit kundër një ish-zëvendës ministri treguan se prokurorët e vendit nuk kanë frikë të ndjekin penalisht zyrtarë të lartë për korrupsion, thonë zyrtarët e Prishtinës, por analistët ende kanë dyshime mbi procesin e Qeverisë kundër korrupsionit.

Januz Kastrati, ish-zëvendës ministër i Kosovës për tregtinë dhe industrinë, është akuzuar se ka urdhëruar vartësit të përfshijnë disa qytetarë të Kosovës në mesin e delegacionit shtetëror zyrtar që udhëtoi në SHBA në mënyrë që të siguronin viza amerikane për ta.

Kastrati u akuzua për shpërdorim të detyrës, dhe është në pritje të gjyqit.

Liridona Kozmaqi, zëdhënëse për zyrën shtetërore të prokurorisë së Kosovës, tha për SETimes se prokurorët e Kosovës nuk hezitojnë që të përballen me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit.

“Prokurorët e shtetit ngritën akuza kundër zyrtarëve të lartë në të gjitha institucionet e Kosovës, pavarësisht nga pozita apo niveli i tyre”, tha Kozmaqi për SETimes.
Por, jo të gjithë janë dakord për me vlerësimet e Kozmaqit.

“Problemi kryesor është se kjo luftë [kundër korrupsionit] nuk ka filluar ende, sidomos në nivelet më të larta”, tha për SETimes Merita Mustafa, një ekspert anti-korrupsion në Institutin Demokratik të Kosovës.

Mustafa tha se bazuar në nivelin e korrupsionit në vend, numri i hetimeve dhe akuzat e ngritura janë të vogla dhe në kundërshtim me deklaratat zyrtare rreth përkushtimit të qeverisë për të luftuar korrupsionin.

“Problemi është se organet e drejtësisë në Kosovë janë marrë deri tani me [zyrtarët] e dobët dhe me ata të cilët kanë qenë më të diskredituarit”, tha për SETimes Avni Zogiani, drejtor ekzekutiv i OJQ ÇOHU.
Zogiani beson se zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës të kryeministrit Hashim Thaçi (PDK), janë të pandëshkueshëm.

Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i lëvizjes FOL të Kosovës, tha për SETimes se disa zyrtarë të akuzuar penalisht, të tillë si ish-ministri i transportit Fatmir Limaj dhe ish-zëvendës kryeministri Bujar Bukoshi, janë ose jo afër Thaçit, ose janë kritikë të tij.

“Është e vështirë të thuhet se korrupsioni luftohet sistematikisht në të gjitha rastet”, tha Zogaj.

Por, sipas Kozmaqit, “prokurorët e shtetit janë të përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, pa dallim”