Në ndjekje të gjirafës së ikur nga cirku (Video)


Mjaftoi që rojtari të lërë derën pak hapur dhe gjirafa e quajtur Bingo, të shijojë lirinë për pak çaste.
Derisa cirku Barley ishte vendosur në San Nicolas de los Garza të Meksikës, ndodhi kjo ikje që nuk zgjati shumë.

Kafsha me qafë të gjatë ka frikësuar kalimtarët, ndërsa vozitësit kanë ndalur veturat në vend.

Një shofer taksie ka thënë se “për pak sa nuk është ndeshur me kafshën”.

Mirëpo, zëdhënësi i cirkut ka treguar se “kafsha është kthyer shpejt, pasi ambienti ka qentë i panjohur për të”./Telegrafi/
1