Në motoçikletë, me nëntë udhëtar: A keni parë shofer më të ekuilibruar se ky? (Video)

n-euml-moto-ccedil-iklet-euml-me-n-euml-nt-euml-udh-euml-tar-a-keni-par-euml-shofer-m-euml-t-euml-ekuilibruar-se-ky-video_hd

Nëse ndonjëherë shkoni në Indonezi, mos u habitni nëse hasni në një motoçikletë në të cilin kanë hipur nëntë udhëtarë!

Mund të tingëllojë paska e çuditshme, por një video e publikuar këto ditë dëshmon për një fenomen të tillë në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Një shofer i një motoçiklete kishte vendosur që të mos kthehet disa herë për të marrë udhëtarët tjerë, kështu i kishte ‘ngarkuar’ në motoçikletën e tij nëntë persona.

Këtë gjë ai kishte arritur ta bëjë falë disa dërrasave që i kishte vendosur anash dhe që shërbenin si karrige.

Por është interesant fakti se si gjithë bashkudhëtarët e tij nuk bartnin helmeta, ndërsa gjatë kthesave me kujdes përpiqeshin të mbajnë ekuilibrin.