Në marrëdhënie me dy meshkuj në të njejtën kohë, modelen 21-vjeçare e gjen belaja

Modelja e famshme Kendall Jenner është parë kohët e fundit në shoqërinë e yllit të basketbollit, Blake Griffin.

Por kjo nuk është një shenjë aspak e mirë sepse pak kohë më parë Kendall ka treguar se është në një lidhje me reperin A$AP Rocky.

Burime nga DailyMail kanë thënë se modelja 21 vjeçare, mund të jetë në marrëdhënie me të dy djemtë.

Nga larg lidhja me reperin duket më e qëndrueshme, ndërsa shoqëria me sportistin shihet si rrezik për Kendall.

Me sa duket Kendall e ka përfshirë veten në një bela nga e cila vetëm ajo e di se si mund të dalë.