Në kufirin greko-shqiptarë u kapën 161 kg drogë

loading...

f1_18mariju1363609705

loading...
Njoftohet se rreth 161 kg marijuanë janë kapur në kufirin shqiptaro-grek. Sasia më e madhe e lëndës narkotike është kapur në Orikastro të Pogonit, mes Gjirokastrës dhe Janinës, ku policia ka gjetur të fshehura në një shkurre 131 kg lëndë narkotike, të ndara në 4 çanta të mëdha.

Në pranga kanë rënë 4 shtetas shqiptarë, 23, 26, 29 dhe 30 vjeç, të cilët do kryenin transportin e drogës drejt destinacionit përfundimtar, në Greqi, raportoi BW. Ndërkaq, 30 kg marijuanë u sekuestruan nga policia kufitare në Kakavijë. Në një deklaratë policia e Gjirokastrës sqaron se lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli në automjetin me targa AA 244 FO, e fshehur në shasinë e mjetit, që sipas policisë, drejtohej nga shtetasi Taulant Mustafaraj.

Njëkohësisht bëhet e ditur se droga ishte blerë në Lazarat dhe do trafikohej drejt kryeqytetit grek, Athinë.

loading...