Në këtë vullkan, janë vetëvrarë 1290 njerëz, ja pse?

loading...

Vullkani

loading...
Më 11 shkurt 1933, një 21 vjeçare, studente lezbike e quajtur Kigioko Matsumoto u vetëvra duke u hedhur në kraterin e vullkanit Michara, i cili dominon në ishullin Izu Oshima.

Studentja, Matsumoto ishte e “çmendur” pas studentes Masako Tomita.

Por, në atë periudhë marrëdhëniet lezbike konsideroheshin si tabu. Kështu, çifti vendosi të udhëtoj drejt vullkanit ku Matsumoto mund ti jepte fund jetës së saj, duke u hedhur nga ura ajrore, e cila u mundësonte turistëve të shikonin nga spirë kraterin e vullkanit dhe llavën e tij.
Në një tentativë për të shfrytëzuar ekonomikisht vullkanin dhe duke shfrytëzuar incidentin e vetëvrasjes së Matsumoto-s, me qëllim që vendi të vizitoj nga mijëra turist, një kompani turistike, e quajti ishullin Izu Oshima, “Vendi i vetëvrasjeve”, e kështu vijoi kaosi…
Vetëm në vitin 1933, i njëjti vit kur studentja lezbike i dha fund jetës së saj, u vetëvranë 944 njerëz. Madje në edhe vitet në vazhdim vijuan vetëvrasjes duke u shtuar listës së vetëvrasjeve edhe 350 persona të tjerë, më tronditësja në këtë histori tragjike është se vendi mori shumë famë të madhe dhe vetëvrasjet ndodhin në prezencë të mijëra njerëzve, të cilët bënin sehir ndërsa shikonin njerëzit të hidheshin e të binin në llavën e vullkanit.
Deri në fillim të luftës së Dytë Botërore, 45 çifte lezbike ishin hedhur sëbashku në vullkan, duke ndjekur kështu fatin e Matsumoto dhe modën që ishte kthyer vetëvrasja e saj.
Ndërkohë, kjo tragjedi mori fund kur qeveria e Japonisë vendosi të ruaj ishullin dhe vullkanin me forca të sigurisë, ndërsa me ligj të posaçëm nuk lejohet që të blejë dikush biletë pa kthim për në ishullin Izu Oshima, në të kundërt dënohet me burg

loading...