Në fshatin Prapashticë të Prishtinës janë dëmtuar varrezat, eshtrat dalin mbi dhe

Varrezat e fshatit Prapashticë në Prishtinë janë dëmtuar nga përmirësimi i rrugës, pasiqë eshtrat kanë dalur mbi dhe.
Banorët e këtij fshati akuzojnë kompaninë që ka rregulluar rrugën dhe thonë se kanë bërë një ankesë edhe në komunën e Prishtinës, raporton KTV.

Në kronikën e realizuar nga KTV, nga komuna e Prishtinës thonë se nuk e kanë një ankesë të tillë.