Në ‘Franca 2016’, është Low

Lajme të mira për përfaqësuesen gjermane. “Die Mannschaft” do të drejtohen nga Joachim Low edhe në Kampionatin Evropian ‘Franca 2016’, që do të mbahet pas dy vjetësh.

Trajneri gjerman e kishte vazhduar kontratën para Botërorit 2014, por në javët e fundit spekulohej se e ardhmja e tij ishte larg kampionit më të ri botëror.

Për të siguruar se Low do ta udhëheq edhe dy vjet Gjermaninë është përkujdesur Wolfgang Niersbach, president i Federatës Gjermane të Futbollit.

Low është në krye të përfaqësueses gjermane qe 8 vjet, ndërsa e dërgoi Gjermaninë drejt triumfit në Botërorin e fundit.