Në Dibër, mësuesi i dehur rreh me dru nxënësit, katër në gjendje të rëndë

loading...


Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në fshatin Gollobordë të Dibrës ku një mësues i dehur ka rrahur nxënësit e klasës së 3-të.

Sipas të dhënave, mësuesi ka rrahur me drutë që përdoreshin për ngrohje 12 nxënës të klasës së parë dhe të klasës së tretë.

Akti i rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov” në Ostren.

Mësuesi Adil Muça ushtroi dhunë ndaj të miturve, 4 prej të cilëve përfunduan në spitalin e Bulqizës në gjendje kritike për jetën.

Përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Bulqizë shkuan për inspektim në shkollën në fjalë ndërsa mësuesi u pushua nga detyra.

Ndërkaq, vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

mesuesi-rreh-nxenesin1-300x193-e1457614113714-780x439

loading...

loading...