Në çfarë mënyre matet ari për të dhënë Zekatin?

loading...

loading...

Pyetja:

Selam alejkum! Kam këto pyetje.

Në çfarë mënyre matet ari për të dhënë zekatin, si blihet në fillim apo
si e marrin argjendarët pasi ta përdorim. Një sqarim, nëse keni mundesi.

Pyetja tjetër: si duhet të veprojë një person për shkak të kokëdhembjeve të mëdha e të përditshme, nuk e agjëron Ramazanin (se përdor barna rregullisht)?

Allahu ju shpërblefte me xhenetul Firdeus për punën tuaj!Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën
e Gjykimit.

Zekati

Zekati i arit duhet të jepet pasi ari të jetë mbi 85 gramë dhe duhet dhënë 2.5% e arit në vleftë të shitjes dhe jo të blerjes së tij për shkak se ti i ke 85 gramë ari në vleftë që e shet ti e jo si e blen (pra e jep zekatin në vleftë si ta blejnë tregtarët e jo si e shesin ata).

Agjërimi

Ai q nuk ka mundësi të agjërojë për shkak të sëmundjes së tij, nuk agjëron derisa të shërohet. Të sëmurët janë dy llojesh:

a. Me sëmundje kalimtare: kush ka ndonjë sëmundje për të cilën ka shpresë se do t’i kalojë, e ka të lejuar që të mos agjërojë dhe ditët që nuk i ka agjëruar, i kompenson kur të shëndoshet.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “…e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (El Bekare, 184)

b. Me sëmundje të vazhdueshme prej së cilës nuk shpreson të shërohet, si pleqëria apo ndonjë sëmundje tjetër. I Lartësuari thotë: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfri; ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të.” (El Bekare, 184)

Ibn Abasi e ka komentuar ajetin: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë)…” se këta janë pleqtë të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë dhe në këtë rast ata duhet të ushqejnë nga një të varfër.”

loading...