Në çerekfinale te Championsit, Real – Dortmund e Barça – Juve!

CH

Në shortin testues që e ka provuar sot UEFA, janë nxjerr çifte interesante të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, vetëm disa orë para shortit të vërtetë, që do të hidhet të premten nga ora 12:00.
Në këtë short provues, dy çifte të forta kanë dalë ai ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit dhe Barcelonës me Juventusin.
Bayern Munichut i ka rënë të luajë me Malagan, kurse Paris Saint Germaini me Galatasarayn. Të shohim nesër nëse shorti i vërtetë do të jetë i përafërt me atë testues… /LajmeOnline/