Në Britani shqiptari dënohet me 3 vjet burg për trafikim droge

foto (2)

Një shqiptar është dënuar nga gjykata britanike e qytetit të Bristolit, si pjesëtar në një bandë famëkeqe në shpërndarjen heroinës dhe kokainës.

Shqiptari është Erion Qela, 25-vjeç, dhe u dënua nga gjykata me 3 vjet e gjysmë burg për trafikun e drogës dhe kokainës. Së bashku me të u dënuan edhe 14 pjesëtaret e tjerë të bandës famëkeqe, të cilët morrin në total 68 vjet burg nga trupi gjykues.

Banda përdorte për korrierë fëmijë të moshave 10-vjeç, të cilët dërgonin sasitë e kokainës dhe heroinës në destinacione. Ishte pikërisht një nga këta fëmijë që ra nën gjurmët e policisë dhe kështu nisi edhe operacioni për kapjen e tyre./LajmeOnline/