Ndryshojnë raportet Thaçi-Haradinaj, sot i cakërruan gotat


Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot janë parë duke cakërruar gotat, gjatë një takimi me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini. Në tavolinë me Thaçin dhe Haradinajn ndodheshin edhe Jakup Krasniqi dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.
Vizita e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, duket të ketë ndikuar edhe në pajtimin e pozitës dhe opozitës.

Mogherini është takuar të enjten pasdite me liderët kosovarë, shoqërinë civile dhe gazetarët. Në këtë takim i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Aty, Presidenti Thaçi dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj janë parë duke u përshëndetur dhe duke shtrënguar duart, përcjell “zëri.info”.
Por, mbetet të shihet nëse me të vërtetë ky mund të quhet një pajtim, kur dihet se ka kohë që ka mos pajtime mes tyre.
r