Ndrecaj në luftë me sëmundjen dhe shtetin sllavomaqedonas

loading...

largea_hamdiu-para-betejave1363110383

loading...
Hamdi Ndrecaj, komandanti i braktisur, po vdes nga një sëmundje e rëndë!

Dy ditë para se të përfundonte lufta Hamdi Ndrecaj u plagos në kokë dhe i theu dy brinjë, ku mori edhe plagë të rënda në krahun e majtë, gjatë përplasjes në luftime në Drenovc të Tetovës, ishin plagë që po i kushtojnë shumë e shtrenjtë sot komandant “Panterit” në mungesë të kushteve për shërim…

Ka shërbyer në UÇK në 2001 si komandant te Mujdin Aliu. Hamdi Ndrecaj komandant “PANTERI” e ka udhëhequr atë njësit, i cili vepronte në rajonin e Tetovës dhe më gjerë. Ishte i shquar dhe i nderuar nga bashkëluftëtaret dhe qytetarët dhe të gjithë bashkëkombësit. Luftëtari Hamdi Ndrecaj komandant “Panteri” në foto me shokë e betejave për çlirimin e vendit.

Për heroizmin e pashoq gjatë betejave të njëpasnjëshme përfitoi një respekt të madh në popull, po edhe në spektrin ushtarak. Meritat dhe rezultatet e tij ishin për ti admiruar dhe komandant Panteri kishte shprehur edhe mospajtimin dhe mosmarrëveshje me disa anëtar të shtabit të përgjithshëm të USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE. Ky këmbëngulte dhe nuk dëshironte që marrëveshja e Ohrit të firmosej nga Shtabi i përgjithshëm, mirëpo pas disa trysnive kishte pranuar një marrëveshje të tillë, por vetëm në formën e një armëpushimi të qëndrueshëm. Komandant Panteri ka disa intervista që u transmetonin në televizionet me prestigjioze te EU dhe botës.

Ai pas kësaj lufte, ishte edhe pjesëmarrës në Luftën e Preshevës, i cili as njëherë nuk ju nda aspiratave tona për çlirimin e vendit nga e cila sot, ai është i zhgënjyer në klasën politike në te gjitha trojet shqiptare nga lidershipat, që në kohë paqe e rrezikojnë tokën tonë të përbaltet akoma nga armiqtë shekullor, ku si rast konkret është edhe gjendja ma e re në Maqedoni që shqiptarët po torturohen e vriten në tokat e veta nga uzurpatorët sllav, apo edhe rasti i Mitrovicës qe është një folklor politik edhe nga faktori shqiptar, pos ati serb!

 

loading...