Ndodhi në Shkodër, burrit i ikën gruaja: Nuk e di ku ka ikur dhe përse

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Një grua është larguar nga bashkëshorti i saj në drejtim të paditur.

Mësohet se gruaja me iniciale A.B., 33 vjeç është larguar nga banesa e saj, ndërsa nuk dihet se për ku.

Pasi është larguar nga shtëpia bashkeshorti i saj, 49-vjeçari me iniciale L.B., ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka bërë denoncimin.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit, ky i fundit nuk e ka idene se ku ka shkuar bashkëshortja e tij si dhe as arsyet se përse është larguar nga shtëpia.

Mësohet se 49 vjeçari ka deklaruar se marredhëniet mes tyre kanë qenë të mira ndaj edhe ka mbetur i befasuar për këtë largim të pakuptimtë të bashkëshortes.

Nga ana e saj policia e Shkodrës po punon për gjetjen e 33 vjeçares së larguar nga shtëpia.