Ndodhë në Shqipëri, skuadra është në vendin e parë, shkarkohet trajneri

loading...


Një ngjarje e çuditshme, po aq sa edhe absurde ndodh në Gjirokastër. Mustafa Hysi, dikur një lojtar i shquar i Luftëtarit, është shkarkuar nga puna si trajner me motivacionin e rezultateve të munguara, ndërkohë që ekipi gjendet në krye të Grupit të Jugut dhe në tri ndeshjet e fundit ka fituar dy dhe ka barazuar një ndeshje.
Edhe pse në vend të parë dhe me një ecuri afër perfektes, drejtuesit bluzi duket se mezi kanë pritur gabimin më të vogël të skuadrës për të larguar trajnerin që i ka sjellë deri këtu. Hysi dhe ndihmësi i tij Kristaq Ciko e kanë krijuar Luftëtarin e këtij sezoni që prej korrikut të kaluar duke realizuar me kujdes edhe merkaton e janarit.
Por, drejtuesve nuk i ka mjaftuar asnjë prej këtyre dhe as vendi i parë (nëse e shohin renditjen siç është) dhe i kanë dhënë “shkelmin e fundit” Hysit pas vetëm një gjysmë hapi fals fundjavën e kaluar.
Kjo është hera e dytë që Hysit i ndodh e njëjta histori.
Edhe katër sezone më parë, kur Luftëtari udhëhiqte renditjen pas pjesës së parë të kampionatit të së Parës me nëntë pikë, çuditërisht iu desh t’i linte vendin Flamur Bimes. Me siguri, në Gjirokastër do kenë probleme me perceptimin e renditjes.
Untitled

loading...

loading...