Ndodh në Elbasan/ Fshati digjet, çunat pinë raki te lokali lagjes (Foto)

Zjarre masive kanë përfshirë Shqipërinë nga veriu në jug dhe ndonëse situata paraqitet alarmante dhe autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e gjithë qytetarëve, ka dhe nga ata që nuk e venë ujin në zjarr (me plot kuptimin e fjalës).

Madje nisur nga kjo foto e siguruar nga Anabel.al, mund të kuptosh që njerëzit janë familjarizuar shumë me situatën.

Fotoja e shkrepur në Elbasan, tregon zjarrin masiv që ka përfshirë kodrat e Krastës që ndodhen fare pranë qytetit, ndërkohë që në lokalin pak metra më poshtë, çunat e lagjes vazhdojnë të pijnë dhe kuvendojnë për qejf të tyre.