Ndodh edhe për këtë vit në Shqipëri, ky është qyteti ku temperatura arrin mbi 40 gradë

Dje është shënuar temperatura më e lartë dhe e nxehtë për këtë viti në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet dje ka qenë dita më e nxehtë, ku termometri ka shënuar deri në 41.5 gradë celsius e në disa pika edhe më shumë.

Një ditë para zgjedhjeve, qyteti ka qenë pothuaj i zbrazur. Mjaft banorë i janë drejtuar plazhit dhe pikave turistike. Edhe gjatë ditës së sotme ka patur temperatura të larta.

Subjektet politike i frikësohen faktit se, nëse edhe nesër do të jetë si sot, mjaft votues mund të hezitojnë të shkojnë në votime. Në qendrën spitalore janë shtuar rastet e goditjes nga dielli dhe atakut kardiak, ndërsa në pediatri ka dyndje të rasteve të vogëlushëve të prekur nga virozat e stinës.