Ndjente dhimbje kur përtypej, nuk do ta besoni kurrë çfarë zbulon

fytyra

Një grua në Kinë, e cila kishte dhimbje të vazhdueshme në fytyrë kur përtypej, u tmerrua kur zbuloi se po i rritej një dhëmb poshtë syrit.

28 – vjeçarja Cao Fang nisi të ndjente dhimbje kur hante rreth një muaj më parë dhe për shkak të kësaj nisi të konsumonte gjëra të buta.

Ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e dhëmbit, pasi mjekët e paralajmëruan se nëse do të vazhdonte të rritej do t’i prekte shikimin.

dhembi

Siç shkruan “DailyMail”, sipas mjekëve që e operuan Cao –n, drejtimi që kishte marrë dhëmbi, mund të ketë ardhur për shkak se dhëmbi i qumështit nuk i kanë rënë në kohë, duke shkaktuar rritjen e tij në anë të kundërt.