Ndeshja e vitit/ Kjo është shifra e çmendur që fiton Mayweather ende pa filluar sfida

Floyd Mayweather ka sigurur 100 milionë dollarë nga dueli në Las Vegas ndaj Conor McGregor. Në orën 01:00 të mëngjesit të nesërm ai do të luajë duelin e 50-të në karrierën e tij si boksier profesionist.

Sipas të përditshmen britanike “The Mirror” rivali i tij do të fitojë vetëm 30 milionë dollarë, shkruan “Vipsport.al”.

Ndeshja do të ketë një rekord shikueshmërie, teksa nga shitja në PPV do të arrihet shifra 4.9 milionë euro, një shifër edhe më e lart se ajo për duelin Floyd Mayweather-Manny Pacquiao.