Ndërtesa më e madhe në botë

loading...

Me 1 .7 milion metër katror, kjo është qendra më e madhe në botë e quajtur “New Century Global” e ndërtuar në Chengdu të Kinës.

Ajo ka hapur dyert e saj më 1 korrik vitin 2013. Aty gjenden dyqane, 14 kinema, muze, hapësira për ekspozita dhe konferenca, restorante, pista patinazhi, plazhe, 2 hotele me
5 yje, një kullë qendrore biznesi.

Ndërtesa është 18 katëshe prej xhami dhe çeliku, me një superstrukturë dhe një çati të valëzuar. Ajo është ndërtuar mbi një stacion metroje. Ndërtesa është 1 .640 metra e gjatë, 1 .312 metra e gjerë dhe e lartë 328 metra.

Vizitorët do të gjejnë edhe parajsën e Parkut Oqeanik me një plazh 400 metra, me rërë, dhe ekranin më të madh në botë që projekton imazhet brenda saj. Për ndërtesën më të madhe në botë është dashur 3 vite punë. /Start/

loading...

loading...