Ndërruesi me nëntë shpejtësi

loading...

9she

loading...
Prodhuesi i njohur i makinave “Land Rover” në sallonin e veturave në Gjenevë do të prezantojë inovacionin e tij i cili do të sillte risi në të ardhmen e automobilave, më saktësisht të ndërruesve të shpejtësive.

Bëhet fjalë, për projektin e përbashkët të këtij prodhuesi dhe të kompanisë “ZF” i cili ka të bëjë me prodhimin e ndërruesit të ri automatik me nëntë shkallë të transmisionit. Ky prodhim teknologjik do të mbante emrin “ZF 9HP” sipas kompanisë bashkëpunuese e cila është e specializuar për patentimin dhe për aplikimin e teknologjive të reja në disa fusha. Ndërruesi i ri do të jetë me dimensione më “të vogla” edhe përkundër shpejtësive shtesë.

Në krahasim me ndërruesin standard me gjashtëshpejtësi, “ZF 9HP” është i gjatë vetëm për 6 mm dhe, besoni apo jo, më i lehtë për 7.5 kilogramë sesa pra ndërruesi me gjashtëshpejtësi të cilin do të duhej ta zëvendësonte. Shfrytëzimi i transmisionit të ri do të duhet të kontribuojë në harxhimin më të vogël të karburanteve dhe në zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshme.
Nëntë shpejtësi në ngasje do të thotë përshpejtim më të mirë, kalimi më cilësor dhe më i shkurtë nga njëra në shpejtësinë tjetër, që të gjitha këto sigurisht që do të kontribuojnë në kënaqësinë më të madhe gjatë ngasjes.

loading...