Ndërron jetë Fidel Kastro, lideri historik i Kubës (FOTO)

260247


Fidel Castro, ish-Presidenti dhe lideri i Revolucionit Komunist, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Raul, sipas BBC, cituar nga Syri.net.
“Komandanti supreme i revolucionit kubanez ka vdekur në orën 22:29 min këtë mbërmjë,” ka thënë presidenti Raul Castro.
Fidel Castro e bëri Kubën shtet njëpartiak për mëse 50 vjet para se Raul të merrte postin në vitin 2008. Mbështetësve të tij ai u tha se po ia kthente Kubën, popullit. Por ai u akuzua gjithashtu se kishte shtypur opozitën.
Presidenti Castro i tha kombit, në një transmetim televiziv natën vonë në televizionin shtetëror se Fidel Castro kishte vdekur.