Ndërron jetë Alvin Lee i “Ten Years After”

loading...

f1_07-alvin1362665732

loading...
Lideri i grupit “Ten Years After” Alvin Lee ka vdekur në moshën 68 vjeçare.

Ylli ndërroi jetë papritur në mëngjesin e së mërkurës nga komplikimet e paparashikuara të cilat kanë ardhur pas një operacioni, thuhet në një postim në sajtin e tij.

“Ne kemi humbur një njeri të mrekullueshëm dhe e kemi dashur shumë babain dhe bashkëshortin, bota ka humbur një gjeni të muzikës”, shkruhej në sajtin e tij.

Lee dhe grupi i tij u bënë të njohur ndërkombëtarisht pasi u përfol shumë performanca e tyre e suksesshme në festivalin “Woodstock” që u mbajt në New York në vitin 1969.

Graham Alvin Barnes lindi në Nottingham më 1944, ai iu bashkua “Jaybirds” në vitet e ’60-ta dhe u tregua shumë i suksesshëm në skenën e klubit “Star” në Hamburg në të njëjtin vit kur bashkëkombësit e tij nga grupi “The Beatles” u bënë super-yje. Më pas Lee formoi grupin “Ten Years After” në mesin e viteve të ’60-ta së bashku me basistin Leo Lyons dhe bendi u bë i njohur për performancat e tyre në Londër.

Bendi publikoi albumin e parë në vitin 1967. Hitet “Stonedhenge” dhe “Ssssh” janë publikuar në vitin 1973 pak para se grupi të ndahej. Pastaj Lee bëri karrierë si solo-këngëtar. Albumi i tij i fundit “On The Road To Freedon” ishte lansuar në vitin e kaluar.

loading...