Ndërron jetë aktorja e madhe Hajrie Rondo

loading...

loading...

Aktorja e madhe Hajrie Rondo ka ndërruar jetë para pak minutash në moshën 66 vjeçare në Himarë. Ka ndërruar jetë aktorja e madhe Hajrie Rondo. Mësohet se humbja e madhe ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Himarë.

Aktorja e madhe e filmit shqiptar i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, vetëm pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit. “I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë.

Jeta në skenë

Rondo ka lindur më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë por ka jetuar për një kohë të gjatë në qytetin e Fierit. Padyshim që roli i saj më i realizuar dhe që do mbetesh i pavdekshëm është është ai i Tanës tek “Perrallë nga e kaluara”
Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

Aktorja Hajrie Rondo, gjate komedise "Tre Dhenduret", me regji te Sonila Kapidanit, vene ne skenen e Teatrit te Metropolit./r/n/r/nActor Hajrie Rondo, during the comedy "Three Grooms", directed by Sonila Kapidani, on the stage of the Metropolitan Theater.

loading...