Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

loading...

loading...

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një prej aktorëve të njohur të kinematografisë shqiptare, artisti nga Kosova, Skënder Tafaj.
Tafaj njihet për role të ndryshme në Teatrin Popullor Krahinor deri para 25 viteve kur emigroi në Zvicër.

Mediat kosovare shkruajnë se ai është ndjekur nga UDB-ja për shkak të çështjes së angazhimit në çështjen e Kosovës.

Disa prej roleve ku ai është i njohur janë në filmat: “Era dhe Lisi”, “Kur Pranvera vonohet”, “E kafshoja terrin”, etj.

Varrimi i aktorit do të bëhet ditën e nesërme në orën 16:00 në fshatin e tij, në Isniq, ndërsa më herët në Deçan, në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e përkujtimores.

loading...