Ndërron jetë aktori Cory Monteith

loading...

loading...
Aktori i serisë “Glee”, Cory Monteith ka vdekur në moshën 31 vjeçe.

Monteith, i cili luajti rolin e Finn Hudson në seritë e televizionit “FOX”, të shtunën është gjendur i vdekur në dhomën e hotelit “Fairmont Pacific Rim” në Vancouver.

Cory që sapo kishte dal nga rehabilitimi për shkak të ndikimit të substancave, për herë të fundit ishte fotografuar së bashku me të dashurën e tij Lea Michele.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia e Vancouverit gjatë një konference për medie të shtunën mbrëma.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes, por mediet amerikane kanë bërë të ditur se ai nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor, ndërsa rezultatet e autopsisë do të dalin të hënën.

loading...