“Nderi lahet me gjak”, shqiptarin në Itali e vrau burri i mbesës, ja konflikti në familje (Video)

loading...

loading...

Pak orë pas ngjarjes, mediat italiane zbardhin shkakun e vrasjes së shqiptarit Petrit Nikolli, hidrauliku shqiptar i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia”.

Mediat italiane kanë arritur të zbulojnë se vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti në familje, të cilin 45-vjeçari kishte marrë përsipër ta zgjidhte.

Sipas policisë, Nikolli ditët e fundit kishte shkuar në Milano, ku jetonte mbesa e martuar me një bashkatdhetar. Mësohet se mbesa e tij jetonte një martesë të palumtur, ku keqtrajtohej e dhunohej nga bashkëshorti. Për t’i dhënë fund kësaj ai ka marrë mbesën në shtëpinë e tij, por nuk ka mundur t’i shpëtojë zemërimit të burrit dhe familjes së saj.

Mbrëmjen e së mërkurës, vrasësi me babain e tij dhe me një person të tretë nisen nga Milano për në Rimini për të sqaruar situatën. Vrasësi është takuar me Nikollin në shëtitoren Toscanelli, përballë restorant Cavallieri, duke debatuar ashpër me të, pasi pretendonte të merrte mbrapsht gruan e tij.

Po sipas mediave ngjarja ka ndodhur për çështje nderi, pasi bashkëshorti i mbesës nuk pranonte marrjen e gruas.

Ndërsa 45-vjeçari largohet, vrasësi e godet pas shpine dhe largohet me makinë me bashkëpunëtort të tij për tu kthyer në Milano.

Pak orë pas krimit policia arrestoi, bashkëshortin e mbesës së viktimës, babain e tij dhe një person të tretë pozicioni i të cilit është ende duke u sqaruar nga hetuesit. Dy të parët u morën në pyetje gjatë gjithë mëngjesit në Milano, por në atë kohë, nuk dhanë ndonjë hollësi të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

– See more at: http://lajmi.net/nderi-lahet-gjak-shqiptarin-ne-itali-e-vrau-burri-mbeses-ja-konflikti-ne-familje-video/#sthash.HtV4H6Yc.dpuf

loading...