Ndarjet më “të dhimbshme” të Hollywood-it

0Lidhjet dhe martesat në botën e të pasurve dhe të famshmëve janë bërë të njohura për shkak të shumë aferave “të turbullta”, ndarjeve dhe skandaleve, sesa në lidhje me aspektin e dashurisë dhe harmonisë së tyre. Aktorët udhëheqin në lidhje me këtë, zakonisht njoftohen gjatë xhirimeve dhe më vonë, kur reflektorët fiken, lindin problemet. Megjithatë, shumëkujt i vjen keq që çiftet e mëposhtme nuk janë më së bashku.

Tom Cruise dhe Nicole Kidman u takuan gjatë xhirimit të filmit “Thunder Days”, në vitin 1989, kurse u martuan dy vjet më vonë. Të dy ishin të martuar për pak më shumë se një dekadë dhe kanë adoptuar dy fëmijë së bashku. Ata u divorcuan në vitin 2001. Divorci ishte iniciuar nga Tom-i, kurse thuhet se Nicole e kishte lutur të mos e braktisë atë. Nicole ishte shtatzënë me fëmijën e Tom-it, kur ai paraqiti kërkesën për divorc pa dijeninë e saj. Nicole nuk e lindi fëmijën dhe versioni i saj i tregimit paraqet Tom-in si fajtorin kryesor për këtë.

Marrëdhëniet në mes të Rihanna-s dhe Chris Brown-it gjithmonë dukeshin të paqëndrueshme, pasi janë ndarë dhe pajtuar shumë herë. Pa marrë parasysh lidhjen e tyre turbulente, shumica i konsideronin si një çift i mirë. Chris kishte abuzuar me Rihanna-n në vitin 2009, gjoja për shkak të tradhtisë, por pa marrë parasysh atë, ata prapë mbetën së bashku. Megjithatë, përsëri u ndanë në vitin 2013.

Adhuruesit e serisë “Twilight”, mbetën të indinjuar nga ndarja e Robert Pattinson dhe Kristen Stewart, pasi që ata e kishin idealizuar lidhjen e tyre, andaj ndarjen e tyre e pritën si një tragjedi. Megjithatë, Robert-i nuk ishte mjaft i mirë për Kristen-in, pasi ajo është kapur në një aferë me drejtorin e filmit “Snow White and the huntsman”, edhe pse ajo më vonë e luti Robert-in t’i kthehet.