Ndarja Dreshaj-Kasapi bën bujë edhe te “The Sun”

487601_474897615897366_1132688589_n

Shkaku i ndarjes, sipas gazetës së famshme skandalistike, ka të bëjë me miqësinë e ish-Miss

Të fotografohesh duke marrë rreze dielli me Leonardo Di Caprion është me rrezik për një marrëdhënie. Në këtë mënyrë, gazeta e famshme skandalistike “The Sun” i ka dhënë jehonë ndarjes së një çifti VIP shqiptar, siç ishte Afërdita Dreshaj e Shpat Kasapi, transmeton Time.al.

Ndër të tjera, gazeta ka përcjellë pikërisht faktin se shaku i ndarjes së ish-Miss Kosovës nga i fejuari kanë qenë festimet që ka zhvilluar ajo në Majemi me aktorin, gjatë muajit të kaluar, kur Leo sapo ishte ndarë nga modelja e “Victorias’s Secret”, Erin Heatherton. Madje duket se për “The Sun” ka folur edhe një burim i afërt me to: “Ata i kanë dhënë fund. Thuhet se shkaku i ndarjes lidhet fort me miqësinë e saj me Leon dhe me ato foto që dolën gjatë pushimeve në Majemi”.

Megjithatë, sipas gazetës, goditja që i ka dhënë Leo Di Caprio marrëdhënies Dreshaj-Kasapi ka qenë thjesht momentale, pasi vetë aktori ka deklaruar se pas ndarjes me Heatherton, ka qenë i lidhur me modele të kalibrit të Barbara Palvin e Margot Robbie, e cila është edhe kolege e tij në filmin e fundit “The Wolf of Wall Street”