Ndalohen 39 shqiptarë në aeroportin e Rinasit dhe arrestohen 5 tjerë, çfarë po ndodh?

Frika se shqiptarët po largohen nga vendi për të kërkuar azil në vendet e BE-së ka bërë që Policia Kufitare të jetë më e rreptë ndaj kontrollit dhe për këtë shkak janë ndaluar plot 39 shtetas në aeroportin e Rinasit.

Gjatë këtyre ditëve nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.

Janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë:

-39 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit Gusht, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 27.345 shtetas shqiptarë si dhe 35.918 shtetas të huaj, kanë dalë 20.332 shtetas shqiptarë si dhe 26.886 shtetas të huaj.

VIDEO