Ndahet nga jeta legjenda e ringut, Ali Kastrati

loading...

Ali-Kastrati-300x283

loading...
Ka ndërruar jetë në moshën 90- vjeçare legjenda e boksit shqiptar, Ali Kastrati. Fituesi i shumë trofeve dhe titujve nderi, Ali Kastrati vuante nga një sëmundje e pashërueshme.  Në fund të vitit 2012 ai festoi mes miqsh 90 vjetorin e lindjes.

Në të gjithë karrierën e tij ai ka mundur të rrëmbejë 65 medalje si dhe titujt “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, etj.

 

 

 

 

Ali Kastrati

Pasaporta e një kampioni të madh

Emri: Ali

Mbiemri: Kastrati

Datëlindja: 22.12.1922

Vendlindja: Dibër

Sporti: Boks, Mundje, Peshëngritje

Trofetë:  65 medalje të kampiot kombëtar, 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner. Fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me Partizanin. Fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me Partizanin në të 3 sportet. Mban 65 medalje të kampionit kombëtar. Ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Eshtë zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët (1998).

Titujt: “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Nderi i Sportit Shqiptar”

Burimi: panorama.com.al

loading...