Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Richard Griffiths

loading...

timthumb

loading...
Aktori i njohur i “Harry Potter”, Richard Griffiths ka humbur jetwn pas disa komplikimeve që pati pas një operacioni në zemër në moshën 65-vjeçare. Griffiths, i cili ka luajtur në filmin e njohur “Uncle Vernon Dursley, është njëri prej aktorëve më të njohur britanik.

Ai po ashtu ka luajtur edhe në filmin “History Boys”, si në skenë po ashtu edhe në ekran, në serialin e njohur televiziv “Pie in the Sky”, ku luajti “Uncle Monty”, në filmin kult “Withnail and I”.

Aktori i parë që ka shprehur ngushëllimet për të ishte Daniel Radcliffe, i cili ka luajtur krah tij në filmin “Harry Potter”, duke e cilësuar atë si “person inkurajues, mësimdhënës dhe me humor të mirë që punën e bënte gjithmonë kënaqësi”. Radcliffe, i cili po ashtu ka luajtur edhe në një shfaqje me Griffits, shfaqjen “Equus”, tha:

“Richard ishte krah meje gjatë dy apo më shumë momenteve shumë të rëndësishëm të karrierës sime. Në gusht të 2000-ës, para se produksioni të bënte zyrtar fillimin e “Harry Potter”, ne xhiruam në Dursleyit, që ishte xhirimi i parë si karakter i Harryt. Isha nervoz dhe në stres por ai m’i lehtësoi shumë gjëra. Shtatë vjet me vonë, ne luajtëm bashkë në “Equus”. Ishte hera e parë që bëja shfaqje, mirëpo i tmerruar si isha ai bëri rolin e mësuesit dhe punën në këtë shfaqje e ktheu në kënaqësi”. /LajmeOnline/

loading...