Nazmi Mustafi sërish në paraburgim!

f1_16-mustafip-balline-te-kronika1363446189

Prishtinë, 16 mars – Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi, i cili ngarkohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare pas vendimit të Gjykatës së Apelit për miratimin e ankesës së prokurorit, sërish e ka kaluar natën në paraburgim.Avokati i tij, Bajram Tmava tha se pos rikthimit në paraburgim, Mustafit i është rritur edhe shuma e kaucionit në 25 mijë euro.

“Gjykata e Apelit e ka miratuar ankesën e prokurorit dhe shuma e kaucionit prej 10 mijë eurove është ndryshuar në shumën prej 25 mijë eurove. Kjo është arsyeja që Mustafi menjëherë atë mbrëmje, kur vendimi iu shpërnda palëve, u fut sërish në paraburgim nga ana e forcave të rendit”, tha Tmava për portalin Info-ks.net në gjuhën boshnjake.

Nazmi Mustafi ka kaluar në paraburgim më shumë se 10 muaj. Pas vendimit të Gjykatës themelore në Pejë që Mustafi të mbrohet në liri me pagesë e kaucionit prej 10 mijë eurosh, ai u lirua nga paraburgimi më 19 shkurt të këtij viti.

Aktpadia kundër tij është konfirmuar më 4 shtator 2012.