Nazim Bllaca dënohet me 4 vjet e gjysmë burg

loading...

loading...
E plotasuar-Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin në rastin “Bllaca 3″, ku Nazim Bllaca është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për vrasjen e ish-pjesëtarit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, më 1999.

Sipas aktgjykimit, Bllacës do t’i llogaritet arresti shtëpiak prej 30 nëntor 2009 deri më 30 nëntor 2010, që i bie që ish-agjenti i SHIK-ut do t’a vuaj dënimin prej 3 vjet e gjysmë.

Vendimi u dha në mungesë të të pandehurit, kjo për arsyeje ende të panjohura. Mbrojtja e tij ende nuk është prononcuar para mediave.

SOT FUNDI I “BLLACËS”

Pas katër viteve bashkëpunimi me të, drejtësia pritet ta thotë sot në ora 15:00 fjalën e fundit edhe për Nazim Bllacën, i cili ishte deklaruar pjesëtar i SHIK’ut.

Aktvendimin për Bllacën i cili akuzohet për vrasjen e Ibush Kllokoqit më 1999, do ta shpallë Gjykata e Apelit në Prishtinë.

Avokati i tij Osman Havolli ka paralajmëruar se dënimi minimal për këtë vepër penale, kryerjen e së cilës Bllaca e ka pranuar edhe para trupit gjykues, është 10 vite burgim.

Mirëpo për Bllacën pritet të merren parasysh edhe rrethana lehtësuese për shkak se katër vite më radhë ka qenë dëshmitarë bashkëpunues në tri procese gjyqësore të përmbyllura me sukses nga EULEX’i.

Bllaca po ashtu është dëshmitarë kyç për procesin e katërt që pritet të nis e ku protagonist kryesor pritet të jetë Azem Syla,transmeton Express.

Po këtë muaj Bllacës iu hodh një granathedhëse në shtëpinë e tij në Ribar të Lipjanit, ku jeton bashkë me familjen.

Burime të Express bëjnë ndërkaq të ditur se sot do të ketë masa të shtuara të sigurisë pranë gjykatës ku do ti shpallet vendimi njeriut që doli për herë të parë publikisht në vitin 2009 dhe tha se është vrasës dhe pjesëmarrës në disa vrasje të pasluftës.

Për pasojë dy procese gjyqësore u përmbyllën me 45 vite burg për të pandehurit ndërsa, sot opinioni do të mësojë edhe për epilogun e Bllacës.

loading...