Navas në Real Madrid

Real Madridi ka transferuar Keylor Navasin. Gjiganti nga Santiago Bernabeu ka shpenzuar 10 milion euro për transferimin e portierit të Kosta Rikës.

Keylor Navas është portier i ri i Real Madridit. Gjiganti nga Santiago Bernabeu ka arritur marrëveshje me portierit të Kosta Rikës, i cili shkëlqeu në Kampionatin botëror.

Sipas medieve spanjolle gjiganti nga Santiago Bernabeu ka shpenzuar 10 milion euro për transferimin e Navasit nga Levante.

Kurse, pas këtij transferimi, Diego Lopez pritet të largohet nga Real Madridi. Ai ka oferta nga Napoli dhe Monaco.